Ndeshja e sotme në Champions League mes Barcelonës dhe Apoel Nicosia, është shumë domethënëse për Lionel Messin. Ylli
argjentinas, si sot 14 vjet më parë, mbërriti për herë të parë në Barcelonë, duke iu bashkangjitur akademisë së klubit, "La Masia", shkruan katalanasja "Sport".
Ishte 17 shtator 2000 kur
Barcelona nisi një epokë të re me
ardhjen e "Pleshtit"
argjentinas, i cili sot numëron katër "Topa të Artë", si askush tjetër në botën e futbollit, dhe shumë e shumë çmime tjera individuale dhe ekipore me Barcelonën.
Shtuar më 17/09/2014,
ora 11:32