15 dite stop per Xavi
Barcelona do të jetë pa shërbimet e Xavi Hernandez në 15 ditët e ardhshme. Fantazisti i Barcelonës ka pësuar një tërheqje në këmbën e majtë dhe koha e rikuperimit të mesfushorit katalanas është parashikuar jo më pak se dy javë.

Lajmi konfirmohet nga mjekët e klubit. Xavi ka vuajtur nga kjo tërheqje gjatë gjithë sezonit dhe ka përfunduar vetëm në 2 nga 8 ndeshjet e fundit. Ai pritet të mungojë në ndeshjet ndaj Valekanos, Malagës, Espanjolit në La Liga, por pritet të jetë gati për finalen e Kupës së Mbretit, përballë Bilbaos më 25 maj.

Klubi konfirmoi gjithashtu se Pique pritet të mungojë vetëm një javë pas dëmtimit në kokë në ndeshjen me Chelsea, ndërsa mbrojtësi ka konfirmuar se ndihet mirë. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori