15 qytetet më të mira të futbollit
Njerëzit flasin në çdo kohë se cili klub dhe cilat liga janë më të mirat në botë e poashtu flasin edhe se në cilin vend është më mirë për të jetuar. Andaj si një shërbim për të gjithë dashamirët e futbollit në vazhdim do të njiheni me 14 qytetet më të mira sa i përket futbollit.

1. Londra (Angli) – Kjo mbase nuk ka dyshim, me tri top skuadra të cilat garojnë në garat Evropiane të cilat prezantojnë futbollin e ligës më elite aktualisht në botë. Londra ka 13 skuadra që të luajnë nëpër ligat e Anglisë ku pesë prej tyre bëjnë pjesë në Premierligë. Arsenal, Chelsa, Tottenham, Fulham dhe West Ham United.

2. Milan (Itali) – Milan dhe Inter janë dy skuadrat më të mira në Itali aktualisht. Pas suksesit të katërfishtë të Interit vitin e kaluar, Milan asnjëherë nuk ka qenë më larg vendit kryesor. Sidoqoftë Milan këtë vit janë në vendin e parë në Seria A, duke e bërë kështu këtë qytet me dy skuadra kryesore të ligës.

3. Manchester (Angli) – Me përmisimet e mëdha që ka bërë Manchester City gjatë vitit të kaluar duke sjellë yje di Tevez, David Silva, Edin Dzeko ata i janë bashkaur Manchster United në krye të tabelës në Premirligë duke e bërë Manchesterin një qytet të frikshëm në botën e futbollit.

4. Barcelona (Spanjë) – Shtëpia e asaj që shumë njerëz e konsiderojnë të jetë skuadra më e mirë në botë. Barcelona virtualisht është në gjendje që të qëndroj në këtë listë si skuadër e vetme por aty është edhe Espanyoli e cila është një skuadër serioze në La Liga.

5. Madrid (Spanjë) – Edhe njëherë me radhë Real Madridi dështoi që të mposhtë rivalët e përbetuar Barcelonën. Sidoqoftë vendi i dytë në La Liga nuk është pak de askush nuk mund të thotë që Reali është një skuadër dobët. Poashatu me fitoren e Atletico Madridit në Kupën e UEFA-së, qyteti i Madridit renditet me lehtësi në pozitën e pestë.

6. Athina - është shtëpia e ri skuadrave më të mëdha në Superligën greke. Panathinaikos e cila vitin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën, Olympiacos lideri aktual, A.E.K Athina e cila përfundoi e treta vitin e kaluar e edhe këtë vit është po në atë pozitë.

7. Buenos Aires (Argjentinë) – Buenos Aires ka 24 skuadra ku gjashtë prej tyre garojnë në Primera Divizon. Më të njohurat janë Boca Juniors prej të cilës kanë dal futbollist si Maradona, Riquelme e Carlos Tevez. Pastaj aty është edhe River Plate, Velez Sarsfield, San Lorenzo, Argentinos Juniors e Huracan.

8. Lisbona (Portugali) - Një nga ligat më të nënqmuara në Evropë është Primeira Liga e Portugalisë dhe gjërat që kanë bërë dy skuadrat e Lisbonës në atë ligë bëjnë që ky qytet të radhitet në top 10. Benfica e cila fitoi titullin vitin e kaluar ndërsa këtë vit aktualisht janë në pozitën e dytë si dhe Sporting Lisbon e cila gjithmonë ka qenë skuadër shumë serioze në Portugali.

9. Stamboll (Turqi) – Stamolli është njëri nga qytetet më të zjarrta të futbollit në Evropë ku tri skuadrat më të mira të ligës turke janë nga ky qyte. Galatasaray, Besiktas dhe Fenerbahce sa herë që takohen mes tyre krijojnë atmosferë për tu mbajtur mend.

10. Roma (Itali) – Roma është një qytet i cili ka pritur kampionatin botëror dy herë dhe mund të mburret se ka pasur më së shumti talent në një stadium, stadiumin Olimpiko e cila është shtëpia e dy skuadrave të cilat krijojnë një ndër derbit më të mëdhenj në Itali, Roma dhe Lazio.

11. Rio de Janeiro (Brazil) – Kush mund të harroj organizatorët e Kampionatit botëror 2014. Përveç faktit se është shtëpia e stadiumit të mrekullueshëm Maracana, Rio është shtëpia edhe e katër skuadrave të cilat garojnë në Seria A. Kampionit aktual Flumines, Botafogo,Vasco da Gama dhe Flamengo.

12. Glasgow (Skoci) - Përkundër gjithë kritikave ndaj ligës së Skocisë, Glasgow është vendi i dy skuadrave më të mira të këtij shteti të cilat prodhojnë një ndër derbit më interesant në Evropë. Rangers vitin e kaluar ishte kampion dhe Celtics të cilët janë favoritë për të fituar këtë vit.

13. Mexico City (Mexico) – Mexico City është një qytet i mrekullueshëm i futbollit dhe i cili i ka tri skuadra të suksesshme në ligën e parë. Kampionin Cruz Azul, UNAM dhe KlubAmerica.

14. Liverpool (Angli) – Edhe pse kanë një histori të madhe të futbollit këtë vit skuadrat nga Liverpooli nuk po tregojnë aq shumë andaj janë edhe kaq poshtë në renditje. Sidoqoftë është shtëpia e njërës nga skuadrat më të suksesshme në Angli, Liverpool dhe skuadrës solide Everton.

15. Moska (Rusi) – Edhe pse jo tradicionalisht nuk është konsideruar si një qytet i futbollit premierliga ruse megjithatë nuk është një ligë e dobët dhe Moska është shtëpia e katër skuadrave më të mira të ligës. Poashtu ky qytet do të jetë mikpritës edhe i botërorit 2018. CSKA Moska, Spartak Moska, Lokomotiva e Moskës dhe Dinamo Moska janë zemra e këtij qyteti. (zëri)
Shtuar më 22/01/2011, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori