Një nga lojtarët më të nënvlerësuar të
Real Madridit në epokën e “Galaktikëve” padyshim ishte mesfushori,
Guti.
Ai kishte ndihmuar skuadrën e
Real Madridit me gola, por edhe me asistime të jashtëzakonshme që në disa raste ka lënë pa fjalë edhe tifozët që ndodheshin në shkallët e stadiumeve.
Një asistim i tillë kishte ndodhur 15 vite më parë, saktësisht në vitin 2006 në ndeshjen
Real Madrid-Sevilla.
Një pasim maestral me thembër, shkoi në këmbët e trajnerit të tanishëm të “mbretërve”, Zinedine Zidanes, i cili nuk e kishte të vështirë të realizonte për 3:1 në atë kohë.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 18:42