150 milione euro transferime per Cityn
Albeu.com
Roberto Mancini ka fituar mandat për ndryshime në Manchester City dhe buxhet transferi prej rreth 150 milionë paund për të krijuar një ekip me ambicie të kampionit. Strategu italian të mërkurën për herë të ...... parë është takuar me pronarin e klubit, Sheik Mansour, pasi udhëtoi në Rubai për të realizuar edhe planet për sezonin e ardhshëm. Mediat në Angli shkruajnë se Mancini do të ketë në dispozicion rreth 150 milionë paund për të angazhuar lojtarë të ri, me qëllimin për të fituar kampionatin anglez. Përforcimi i parë i qytetarëve pritet të jetë mbrojtësi i Hamburgut, Jerom Boateng, që vlerësohet rreth 11 milionë euro. City po ashtu do të bëjë ofertë për lojtarin e Benficas, David Luiz, ndërsa spekulohet se në plane është edhe Fernando Torres. Në listën e dëshirave gjenden edhe mesfushori i Napolit, Marek Hamsik dhe sulmuesi i Interit, Mario Balotelli.
Shtuar më 14/05/2010, ora 16:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori