157 Milan-Inter, ja shifrat
Të dielën do luhet derbi i 157-të zyrtar ndërmjet Milanit dhe Interit në Serie A. Deri tani zikaltrit kryesojnë me 58 fitore kundrejt 49 të kuqezinjve. Ndërsa ndeshjet që kanë përfunduar barazim mes milanezeve janë 49. Milani dhe Interi nuk barazojnë që prej tetorit të vitit 2004, kur rezultati final i derbit u mbyll pa gola (0-0). Që atëherë skuadra e "Djallit" ka fituar gjashtë takime derbi, kurse zikaltrit nëntë. Interi ka fituar pesë nga shtatë sfidat e fundit të luajtura në Serie A, duke shënuar katër gola në dy prej tyre. Gjatë tri sezoneve të fundit, kush ka fituar derbin e fazës së parë është mundur në ndeshjen e kthimit.

Milani aktualisht ka në kampionat shtatë pikë pas gjashtë ndeshjesh. Vetëm më sezonin 1998-1999 kuqezinjtë e kanë nisur kaq keq kampionatin. Asokohe Milani e mbylli kampionatin në vend të pestë. Interi është rikthyer të fitojë dy ndeshje radhazi në kampionat, gjë që nuk ndodhte që prej prillit që shkoi.

Skuadra e Stramaccionit vjen në derbin e 157-të pas tri fitoresh në transfertë, gjatë të cilave nuk ka pësuar asnjë gol. Zikaltrit janë i vetmi formacion i kampionatit italian me pikë të plota në transfertë. Tetë herë ka shënuar sulmuesi Diego Milito në tetë sfidat e fundit në kampionat kundër Milanit, katër ndër të cilët në dy derbet e sezonit që shkoi. Që të tre golat e shënuar nga Milito gjatë këtij kampionati kanë përfunduar në rrjetë gjatë 20 minutave të para të lojës. Gjashtë janë golat që i ka shënuar Dejan Stankoviç Milanit në kampionat. Kuqezinjtë janë kundërshtari i tij i preferuar.

Sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, ka arritur të shënojë katër gola gjatë pesë ndeshjeve të fundit të Serisë A. Kurse Stephan El Shaarawy ka realizuar katër të tillë në tri javët e fundit të kampionatit italian. Italo-egjiptiani është shndërruar në liderin e ri të formacionit kuqezi, pasi vjet ka shënuar vetëm dy gola në 28 ndeshjet e zhvilluara në Serinë A. Sulmuesi i talentuar kuqezi i ka shënuar sa herë që e ka pasur përballë portierit të Interit, Samir Handanoviç, i cili vjet mbronte portën e Udineses. /albeu.com/

Ja shifrat:

Milan Inter


75 fitore ndeshje zyrtare 74
289 gola ndeshje zyrtare 288
49 fitore në Serinë A 58
241 gola në Serinë A 260
108 fitore totale 97
438 gola në total 410
Shtuar më 05/10/2012, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori