16 vjeçarja nga Korça renditet e para dhe merr medalje ari në Argjentinë
Pëlqej
Një 16-vjeçare me origjinë nga Korça ka fituar medaljen e arit në Argjentinë në garën e hedhjes së shtizës.

Elina Xhengo, e cila prej vitesh jeton me familjen në Greqi konkurroi si përfaqësuesi e këtij shteti në olimpiadën rinore të Argjentinës duke kapur pikë maksimale.

16-vjeçarja mbizotëroni në fushë duke hedhur shtizën plot 125.08m në ditën e fundit të atletikës YOG – 10 metra më tej se rivali i saj më i afërt, Juleisy Angulo (ECU).

Adoleshentja tregoi se mbështetja familjare luajti një rol të madh në rezultatin që ajo pati.

"Tani do të shkojmë të hamë ëmbëlsira, çokollata dhe akullore. Kjo sepse para konkurimit nuk duhet t’i hamë pasi nuk na bëjnë mirë. Por pas kësaj mund ta bëjmë.

Babi më dërgoi një mesazh para se të garoja. Ai më tha që më do shumë dhe edhe nëse dështoja nuk do të kishte problem.

Unë kam e kam prekur për herë të parë shtizën kur isha 15 vjeç dhe ka qenë pa asnjë shtytje.

Kjo pasi unë kisha 7 vite që luaja futboll dhe kur një ditë dikush më pyeti nëse doja ta bëja, unë i thashë "pse jo". Kam punuar vërtet shumë për veten dhe personalitetin tim.", u shpreh ajo pas suksesit.
Shtuar më 19/10/2018, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori