17 mijë bileta të shitura! Derbi në "Air Albania" ka çmendur kryeqytetin
Trendi u pa që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Rradhë të gjata në të gjitha pikat e shitjes me tifozë që nxitonin për të siguruar një biletë për derbin e madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Në njoftimin e parë të klubit të kuq, konfirmohej se në 4 orët e para ishin shitur 7 mijë bileta, ndërsa pas një komunikimi të radhës, “Balkanweb” ka mësuar nga burime zyrtare te Partizani se është shitur të paktën 80% e vendeve të “Air Albania Stadium”, ose rret 17 mijë vende!

Kujtojmë që Partizani si organizator ka mbajtur të mbyllur një nga tribunat këndore të stadiumit për arsye sigurie.
Shtuar më 12/12/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori