+18, Tito "thumbon" Mourinhon
Ndonëse është duke u rikuperuar nga ndërhyrja për heqjen e një tumori në gjendat limfatike, trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, nuk i kursen thumbimet ndaj Jose Mourinhos për gjendjen e Real Madrid në kampionat.

"Nuk do ta përjashtojmë Realin si rival deri në momentin kur do të kemi fituar matematikisht titullin, por kam të qartë që nëse do të ishim ne 18 pikë pas tyre, unë nuk do të isha më trajneri i Barcelonës. Megjithatë, askush nuk mund të më sigurojë që ne nuk do të humbim 18 pikë apo më shumë në fazën e dytë dhe Reali të fitojë çdo ndeshje, prandaj titulli nuk është ende i fituar", deklaroi Vilanova, në një intervistë për të përditshmen iberike "AS".


Trajneri i Barcelonës komentoi edhe mundësinë e rikthimit të paraardhësit të tij, Josep Guardiola, në futbollin e luajtur.

"Mendoj se është një lajm i shkëlqyer për futbollin, aq më tepër pasi Guardiola do të rikthehet i freskët dhe me ide të reja. Unë jam i sigurt që kudo që të shkojë do të bëjë një punë të mirë", komentoi Vilanova. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori