18 vjet te Arsenal, ja 18 yjet e Arsene Wenger (FOTO LAJM)

Dennis Bergkamp
Ishte 1 tetori i 1996-ës kur Arsene Wenger do të ulej në krye të stolit të Arsenal për të mos e lëshuar edhe sot e kësaj dite kur jemi plot 18 vjet pas. Tekniku francez nuk ishte një emër i madh i trajningut, madje shumëkush as që e njohte çka bëri që mediat në Angli të hapeshin me tituj si: "Arsene who?", Kush është Arsene?

Por sot Wenger jo vetëm që njihet nga të gjithë por cilësohet edhe si një prej trajnerëve më të mirë në botë.

Në 18 vjet me "Topçinjtë" e Londrës francezi ka fituar 3 Premier League, 5 FA Cup dhe ka mbërritur edhe në finalen e Champions League.

Por përveç trofeve Wenger gjatë 18 viteve të tij ka afruar në skuadër disa prej emrave më të famshëm të futbollit botëror, të cilët i sjellim në foto-galerinë e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori