19 ditë në izolim, mbrojtësi i Kombëtares zbulon 5 aktoret pornografke të preferuara
Në këto ditë të vështira karantinimi, klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që po lexojne apo shikojnë gjatë izolimit.

Teksa dikush ka zgjedhur lojrat apo filmat e preferuara, mbrojtësi i Kombëtares, Herdi Prenga, i ka surprizuar të gjithë me përzgjedhjen, në ditën e 19-të të karantinës, teksa ka ndarë me tifozët e klubit 5 aktoret e filmave pornografike të preferuara, që ai ua sygjeron fansave që t’i ndjekim.

Këtë përzgjedhje të Prengës, klubi i Rigës e ka shpërndarë në faqen zyrtare, duke shkruar: “PornHub u ofroi një llogari Premium të gjithë njerëzve në mënyrë që të kishin diçka për të bërë gjatë karantinës dhe Herdi Prenga ndan eksperiencën e tij”, shkruhej në statusin e postuar nga klubi, teksa ishin renditur 5 aktoret e filmave porngrafikë, të përzgjedhur nga Prenga.

Ndërkohë brenda në foto shkruhej “Na vjen keq por për shkak të ndjekësve tanë të rinj, na u desh të mbulonim disa pjesë. Kërkoji në Google ore pervers”.
Shtuar më 03/04/2020, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori