19 vjeçarët munden dhe nga Gjermania, s'mjafton dopieta e Zekës
Shqipëria e ka mbyllur me një humbje 3-2 ndaj Gjermanisë, fazën e parë të kualifikueseve të Europianit të 19-vjeçarëve.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga gjermanët, të cilët shënuan tre herë në portën e Selmanin. Fillimisht shënoi Kohlert, më pas Shipnoski. Në minuta shtesë realizoi edhe Baku.

Në pjesën e dytë Shqipëria arriti të shënojë dy gola. Zeka shënoi fillimisht me penallti, ndërsa të dytin e shënoi me një aksion personal në shtesë.
Shtuar më 08/10/2016, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori