2 gola në 5 minuta, Sevilla mposht Almerian (VIDEO)
Sevilla ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e javës së 18 të La Ligas. Andaluzianët mposhtën në transfertë Almerian me rezultatin 0-2.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në 45 minutat e dyta Sevilla e shtoi presionin në portën vendase duke gjetur dy herë golin në vetëm 5 minuta.

Në fillim zhbllokoi rezultatin de la Fuente në minutën e 58, ndërsa pas 5 minutash Coke dyfishoi shifrat.

Me këtë fitore Sevilla ngjitet përkohësisht në vend të katërt në kuotën e 36 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori