2 javë stop për talentin e Barcelonës
Pëlqej
Malcom u largua nga fusha në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leonesa, e vlefshme për Copa del Rey, për shkak të një problemi që pati në kyçin e këmbës së djathtë.

Braziliani la lojën ende pa u mbyllur koha e rregullt për shkak se shkeli keq më këmbën e djathtë dhe pati dhimbje në kavilje. Ekzaminimet mjekësore sot kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.

Malcom do qëndrojë jashtë për 10-15 ditë me një ndrydhje të lehtë në kaviljen e djathtë”, sqaroi klubi katalanas në një njoftim për media.

Sulmuesi do humbë të paktën tre ndeshje, në transfertën ndaj Espanyol dhe Levante në La Liga dhe në ndeshjen e fundit të grupeve të Champions League kundër Tottenham. /albeu.com/



Shtuar më 06/12/2018, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori