2 minutat e çmendurisë së Burton (VIDEO)
Problemet që kishte në të kaluarën me burgosje dhe me kartona radhazi, janë rikthyer për mesfushorin anglez të QPR, Joey Barton. Futbollisti mund të marrë një dënim shembullur jo vetëm për kartonin e kuq, por edhe për agresionin e mbetur në tentativë në ndeshjen ndaj Manchester City.

Barton u përjashtua me karton të kuq në "Etihad Stadium" në ndeshjen finale të sezonit, pasi goditi me bërryl Carlos Tevez.I pakënaqur me vendimin e arbitrit Mike Dean, futbollisti polemizoi disa minuta.

Më pas Barton i rrethuar nga disa futbollistë, goditi Sergio Aguero që u rrëzua në tokë ndërsa më pas tentoi të godasë me kokë kapitenin Vincent Kompany. Sulmuesi tjetër i City, Balotelli u ndalua të përfshihej në zënkë.

Federata angleze e futbollit do të marrë një vendim mbi "djalin e keq" Barton në ditët në vazhdim, dhe dënimi pritet të jetë rreth 10 javë. Kjo do ta bënte lojtarin të humbje gjysmën e fazës së parë, në kampionatin tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori