20 klubet më të pasur në botë (FOTO LAJM)

1. Manchester United (1 Miliard 864 Milion $)
Skuadra kryesuese e Premier League, dhe një nga finalistet e rregullta të Champions në vitet e fundit, Manchester United, pozicionohet nga kompanitë financiare audituese të SHBA, si më e pasura në botë aktualisht. “Red Devils” janë një minierë parash, pavarësisht shpenzimeve në merkato.

Stadiumi “Old Trafford” është plot në çdo ndeshje, dhe abonimet vjetore të ekipit anglez janë gjithmonë më lart se të tjerat. Në vendin e dytë si skuadra më e pasur në botë është Real Madrid, kjo edhe për faktin se përfitimet nga të drejtat televizive, për galaktikët janë një bonus i madh.

Plotëson podiumin një tjetër ekip anglez, Arsenali, për faktin se blen lojtarë me kosto të ulët duke i shitur më pas me çmime stratosferike, ndërsa ka edhe një politikë të rreptë pagash jo shumë të larta me përjashtim të yjeve si Van Persie, apo Arshavin. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori