20 milion euro për Emre Can, Juventusi i thotë "JO" ofertës së Dortmund
Borusia e Dortmundit kërkon ta përforcojë skuadrën e saj me një mesfushor me eksperiencë siç është Emre Can.

Gjermani që luan aktualisht për Juventusin në kampionatin italian mund të largohet nga bardhezinjtë pasi po gjen shumë pak hapësira nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

Verdhezinjtë që e kanë bërë goditjen e parë në merkato duke sjellë në skuadër Erling Haland nga Salzburg, duan t’i bëjnë edhe një tjetër dhuratë trajnerit Lysien Favre, i cili ka kërkuar një mesfushor cilësor.

"Sky" shkruan se klubi gjerman ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për të mbyllur sa më parë transferimin e tij në skuadrën e Borusias së Dortundit.

Hans Joakim Vacke dhe Andrea Anjeli mësohen të kenë komunikuar dje me njëri-tjetrin për lojtarin.

Dortmundi u ka bërë një ofertë zyrtare bardhezinjve dhe është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për Emre Can.

Shumë kjo që konsiderohet e vogël nga kampionët e Italisë, të cilët duan të paktën 5 milionë euro më shumë për ta lënë të lirë mesfushorin gjerman.
Shtuar më 24/01/2020, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori