20 vjeçari për herë të parë me Kombëtaren, kundër Spanjës dhe Italisë
Mesfushori Emanuele Ndoj për herë të parë është ftuar që të luajë në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë.

Përveç rikthimeve të Xhakës, Cikalleshit, Lenjatit dhe Kaçes, trajneri i Kombëtares Panucci ka ftuar për herë të parë edhe mesfushorin e Breshias, Emanuele Ndoj.

Në një intervistë për Top Channel, lojtari 20-vjeçar është shprehur i emocionuar për ftesën e marrë për dy ndeshjet e radhës me Kombëtaren ndaj Spanjës dhe Italisë, ndërsa thotë se është i gatshëm në çdo moment për të dhënë më të mirën e tij për kuqezinjtë shrkuan Ekspress.

“Jam shumë i kënaqur. Nuk e mendoja se do të merrja një ftesë në këto momente nga Panucci. Unë jam i gatshëm për Kombëtaren nëse trajneri do të vendosi të më aktivizojë. Por jam i ndërgjegjshëm dhe jam i ri, pres momentin tim”, tha Ndoj. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori