20 yjet që do e shohin Botërorin nga TV (FOTO LAJM)

Luis Suarez (Uruguaj) - Sulmuesi i Liverpool i është nënshtruar dje një kontrolli mjekësor ku janë vënë re dëmtime në menisk, për këtë arsye është vendosur të operohet.
Kupa e Botës "Brazil 2014" do të ketë sharmin e duhur për të ngritur këtë kompeticion aty ku i takon, në majat e futbollit botëror. Kjo për arsyen e vetme se në tokën e sambas do të jenë ekipet më të mira me futbollsitët më të mirë të globit, me ndonjë përjashtim të vogël. Më 12 Qershorin e vitit të ardhshëm kur në Sao Paolo të shkelmohet topi i parë, në Brazil do të zbresin 19 titujt botëror, me 8 skuadrat që kanë shijuar suksesin të gatshme të riprovojnë emocionet e mëdha.


Por pavarësisht yjeve me shumicë që do të jenë në Brazil, ka edhe nga ata që nuk mundën të kualifikoheshin me kombëtaret e tyre. Zlatan Ibrahimoviç dhe Gareth Bale janë dy prej yjeve, të cilët duhet të shohin kompeticionin nga shtëpitë e tyre.

Por lista nuk përfundon këtu. Portali "Albeu" ju sjell 20 prej futbollistëve më të njohur në futbollin europian, të cilët sipas mendimit tonë dhe jo vetëm do t'ia shtonin bukurinë Kupës së Botës. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2013, ora 15:36
Menaxheri
e Premte 22 Nëntor 2013, Ora 16:08
Sikur të ekzistoj mundsia e paraqitjes së një selekcioni "mbeturinash" në kampionat besoj se do të ishin favorit të denjë për trofeun e artë.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori