22 milionë në 5 këste, ja si shkon Higuain te Juve
Pavarësisht deklaratës së presidentit të Real Madrid Florentino Perez, nga sa mësohet, Guseppe Marotta e ka arritur akordin me lGonzalo Higuain; ai që e bllokon është... Luis Suarez

Sigurisht që nëse Juventusi do të kërkojë që të blejë sulmuesin argjentinas menjëherë dhe me para në dorë, diçka e tillë do të rezultojë në një lëvizje të dështuar merkatoje. Vetë Perez ka deklaruar se nuk ka aspak ndërmend që të shesë sulmuesin më pak se 30 milionë euro, madje, sipas tij (e tha vetë dy ditë më parë) edhe 30 milionë euro janë pak për "El Pipita-n".

Carlo Ancelotti kërkon të marrë Luis Suarez tek Real Madrid. Sipas "La Gazzetta dello Sport", është ai çelësi për Gonzalo Higuain tek Juventus. Madje, verën e shkuar, sulmuesi i Liverpool ishte njëri nga objektivat primarë të bardhezinjve, ndërsa tani është lojtari kyç që mund të lirojë argjentinasin. Dhe gjithçka flitet për 22 milionë euro, që Juve kërkon t’i paguajë me pesë këste. Dhe duket se ka optimizëm për diçka të tillë. /albeu.com/


Shtuar më 13/06/2013, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori