24-vjetori, Milan uron Mario Balotellin (VIDEO)
Pëlqej
Sot, më 12 gusht, Mario Balotelli mbush 24 vjeç. Milani ka publikuar në faqen e tij në internet një mesazh ku i uron ditëlindjen sulmuesit të tij.

"Ditëlindja e dytë kuqezi dhe 24 qirinj. Shumë shumë urime Mario!

Pas 30 golash në 54 ndeshjesh me Milanin dhe 13 golash në 33 ndeshje me Italinë, Mario Balotelli konsiderohet nga të gjithë si një veteran, por në fakt është një futbollist i ri që duhet të përmirësohet ende më shumë.

Por sot, në ditën e ditëindjes së tij, milanistëve u intereson pak gjykimi teknik. Sot një kuqezi i vërtetë, një prej nesh, feston ditëlindjen dhe është bukur ta urosh. Gëzuar Ditëlindjen Mario", lexohet në urimin e Milanit. /albeu.com/

Buon Compleanno Mario".
Shtuar më 12/08/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori