25 vjet Ferguson-Manchester United
Një përrallë! Vetëm kështu mund të quhen 25 vitet e Sir Alex Ferguson te Manchester United. Tranjeri skocez, siç raporton "Mirror", i kaloi sot çerek shekulli në stolin e djajve.

"Kanë qënë vite fantastike për mua. Kur mendoj që kam drejtuar lojtarë si Bryan Robson, Norman Whiteside, Mark Hughes, Roy Keane apo Erik Kantona ndihem shumë i privilegjuar. Ka qënë një përrallë e vërtetë dhe do vazhdoja ta bëj deri sa të kem fuqi", u shpreh Ferguson në përvjetorin e tij të 25-të me Manchester United.

Alex Ferguson e mori drejtimin e të kuqve në vitin 1986 e deri tani ka fituar 38 trofe me këtë skuadër. Për punën e tij të mirë mbretëresha Elizabet e ka nderuar me titullin e lartë fisnik "Sir". /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2011, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori