28 Mig-29 "do të mbrojnë" Euro 2012
Për të monitoruar hapësirën ajrore gjatë Euro 2012 (8 qershor-1 korrik), Ukraina do të ketë në dispozicion të plotë 28 bombardues luftarakë dhe 16 helikopterë. Kjo bëhet e ditur nga Gjeneral Viktor Hamora, zv/komandant i Forcave Ajrore në ish Bashkimin Sovjetik.

"Qielli do të patrullohet nga 28 bombardues Mig-29 dhe Su-27, 16 helikopterë Mi-8 dhe Mi-24 dhe mbi 3000 ushtarë", u shpreh Gjenerali.

Më parë i njëjti gjeneral kishte deklaruar se do të kishte në patrullim vetëm 4 bombardues luftarakë dhe 2 helikopterë. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori