3 dopieta në 3 ndeshje, zbulohet sekreti i Lukakut
Forma fantastike që po kalon Romelu Lukaku këto ditë vjen ndoshta edhe prej ndryshimit të dietës së tij.

Sulmuesi belg, i cili ka shënuar 3 dopieta në 3 ndeshjet e tij të fundit me Junajtid, ka hequr dorë nga makaronat që hante në vaktin përpara ndeshjeve, për t’i këmbyer ato me vezën omëletë.

Dhe që kur 25-vjeçari ka bërë këtë ndryshim, ka shënuar 6 gola në harkun e një jave dhe shpreson që forma e tij të vijojë edhe në transfertën e sotme në Emirates.

Duke folur për situatën e sulmuesit, trajneri Solskjaer tha:
"Neve na duhet që Lukaku të jetë me fytyrë nga porta, jo me shpinë. Atij i është kërkuar të luajë në krah disa herë, por tani ai është më pranë zonës.

Ai kuptohet shumë mirë me Rashfordin dhe mund të formojnë një dyshe të mirë së bashku. Ne luajtëm me ata të dy në sulm kundër PSG-së dhe unë nuk do doja të isha një mbrojtës përballë tyre".
Shtuar më 10/03/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori