3 emra në listë për të zëvedësuar Allegrin
Ëndrra e Juventusit për të fituar këtë sezon Championsin dhe e ardhmja e Massimiliano Allegrit varen nga Atletico e Madridit.

Gjithçka do të qartësohet mbrëmjen e 12 marsit, kur në Torino të zhvillohet takimi i kthimit mes bardhezinjve dhe "Los Colchoneros", sfidë që do të përcaktojë përfundimisht ekipin që do të vijojë më tej në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.


Prespektiva e lamtumirës duket më e besueshmja, edhe pse nuk mund të përjashtohet qëndrimi i teknikut italian edhe në rast dështimi me Atleticon.

Kush do ta merrte trashëgiminë e Allegrit? Emrat që qarkullojnë, në fakt, kanë peshë të rëndë. I paravendosuri duket se është Zinedine Zidane, por francezi, i cili fitoi 3 Champions radhazi në krye të Realit, kërkohet edhe nga Chelsea.

Emri tjetër me është Antonio Conte, i cili e njeh mirë ambientin te "Zonja e Vjetër", nga ku u largua në vitin 2014. Pista më e bujshme është ajo që të çon te trajneri aktual i Manchester City-t, Pep Guardiola.
Shtuar më 05/03/2019, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori