3 emra për "Trashëgimtarin" e Del Pieros
Siç është bërë e ditur nga drejtuesit juventinë, pas 19-vjetësh me fanellën e Juventusit, Alex Del Piero do të lerë klubin torinez në fund të këtij sezoni. Shoqëria juventine po punon për të gjetur trashëgimtarin e kapitenit legjendar të saj.

Në vëzhgimin e dyshes bardhezi Marotta-Paratici për momentin janë tre emra të njohur të futbollit europian. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin slloven të Palermos, Josip Iliçiç, fantazisti i bavarezëve, francezi Frenk Ribery dhe talenti belg i Lille, Eden Hazard.

Për të arritur te këta lojtarë Juventusi do ta ketë shumë të vështirë pasi kërkohen edhe nga shumë klube të mësha në kontinent. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori