3 gjigantë evropianë tentojnë ta bindin Aubameyang
Arsenali është nën presion për të siguruar një marrëveshje të re të përmirësuar për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa interesi për shërbimet e tij vazhdon të rritet.

Topçinjtë janë të gatshëm të shkojnë deri në 250 mijë funte në javë për të bindur Aubameyang të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe të qëndrojë.

Megjithatë, klubi londinez dhe sulmuesi i tyre ende nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi për kontratën e cila ka hyrë në vitin e fundit.


Sipas mediumit francez Le 10 Sport, Aubameyang vazhdon të kërkohet nga tre gjigantë evropianë, të cilët duan ta shfrytëzojnë situatën.

Barcelona, Manchester City dhe Interi po tentojnë ta tundojnë Aubameyangun për t’u larguar nga Londra këtë verë.


Conte dhe Interi, veçanërisht, po bëjnë një hap serioz për Aubameyang ndërsa përgatiten të humbasin Lautaro Martinezin, i cili pritet të kalojë te Barca.

Shtuar më 14/08/2020, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori