3 hajdutë sulmojnë ish portierin e Torinos
Portieri i kombëtares angleze dhe aktualisht portieri i West Ham, Joe Hart pas përfundimit të seancës stërvitore të së premtes është përballur me një situatë tepër të pazakontë.

3 hajdutë e kanë sulmuar ish-portierin e Man Cityt duke i vjedhur sendet e tij personale që kishte me vete.

Sipas një dëshmitari që ndodhej në vendin e ngjarjes në atë moment ai deklaron që 3 hajdutët ishin në 2 motor dhe i kishin rrëmbyer telefonin e tij celular, orën e dorës edhe portofolin e tij.

Sipas mikut të Joe Hart ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti shumë pranë qendrës stërvitoreWest Ham United. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori