3 javë pezullim për Mexes
Phelippe Mexes dhe Adriano Galliani janë dy emrat që penalizohen për sjelljet e pahijshme dhe anti-sportive të shfaqura në takimin e fundjavës, Milan-Juventus.

Disiplina e futbollit italian, pasi shqyrtoi provat filmike, vendosi dënimin me 3 javë skualifikim për mbrojtësin milanist, Phelippe Mexes dhe një javë skualifikim për administratorin e deleguar po të skuadrës kuqezi, Adriano Galliani.

Mexes u penalizua për goditjen me grusht në ije ndaj Borrielos, një goditje “e thatë” jashtë cdo lloj konteksti të luftës sportive në fushë. Ndërsa Galliani u skualifikua për hyrjen e tij në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes.

Për Muntarin, Ambrosinin, Chiellinin, Conten dhe Pirlon gjykatësi sportiv nuk mori asnjë masë ndëshkimore. Për sa i përket Muntarit, goditja e tij ndaj Lihtshteiner u vlerësua “e ekzagjeruar por brenda reagimit sportive, duke marrë parasysh dhe reagimin e kundërshtarit. Për Ambrosinin, “për shkak të tensionimit të ndeshjes për shkak të një sërë faktorësh, një pjesë e tyre josportivë dhe rivalitetit të skuadrave, reagimi i tij në fund të takimit s’mund të vlerësohet për penalizim”. I njëjti argumentim u përdor edhe për pafajësinë e Chiellinit.

Ndërsa për Pirlon, goditjet e tij me bërryl ndaj Van Bommel gjatë një dyluftimi për top, u cilësua brenda “rregullave të lojës, një ndërhyrje e gabuar e paqëllimtë”. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2012, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori