3 ndeshjet e fundit që vendosin fatin e Maurizio Sarrit te Chelsea
Maurizio Sarri është shumë afër të shkarkohet nga Chelsea.
Në dhomat e zhveshjes te Chelseat, lojtarët po e ndjejnë se Maurizio Sarri mund të shkarkohet.

Nëse trajneri italian i humbet tri ndeshjet e radhës, atëherë do të shkarkohet nga skuadra londineze.

Chelsea do të sonte përballet me Manchester United në FA Cup, të enjten me Malmon në kuadër të Europa Leagues dhe me Brightonin në Premier League.

Nëse Sarri dështon të marr rezultate pozitive nga këto tri ndeshje, atëherë do të shkarkohet. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori