3 sfida në 12 ditë, flet Guardiola: Ndaj Tottenhamit nuk ka tolerime
Manchester City do të ndeshet me Totenhamin në fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Dy sfidat në Europë do t’i bashkohen asaj të kampionatit dhe do të bëhen tre takime në vetëm 12 ditë.

Ky fakt nuk e shqetëson aspak trajnerin e Sitit, Pep Guardiolën, i cili është i qetë dhe pret të testojë skuadrën e tij.

"Jemi skuadra që e njohin shumë mirë njëra-tjetërn dhe shanset janë 50-50. Nuk ka favoritë për këtë sfidë në Champions dhe për fat luhen 180 minuta. Çdo ekip ka dobësitë dhe pikat e tij të forta. Kam shumë respekt për Totenhemin dhe çdo rival që mund të kishim përballë në Ligën e Kampionëve në raundin tjetër", është shprehur Guardiola.

"Të trija ndeshjet ndaj Totenhemit janë shumë të rëndësishme dhe asnjëra nuk duhet të nëvlerësohen. Mund të shkojmë deri në fund në të dyja eventet. Nuk do të toleroj në kampionat për Champions, sidomos tani që jemi në krye. Çdo gabim na ndëshkonj dhe nuk rikuperohet dot më, ndaj nuk tolerojmë në asnjë sfidë. Do të luajnë më të mirët", ka përfunduar Guardiola.
Shtuar më 15/03/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori