3 shqiptarë kanë shënuar me 3 Kombëtare të ndryshme në Europian
Në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Francë, shqiptarët kanë vënë edhe një rekord për numrin e lojtarëve pasi janë përfaqësuar me plot 30 futbollistë.

Numri më i madh (23) luajnë për Shqipërinë, gjashtë luajnë për Zvicrën, ndërsa një për Gjermaninë. Shqiptarët që luajnë në të tria këto vende kanë arritur ta gjejnë rrjetin.

Shkodran Mustafi shënoi në ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Ukrainës, Admir Mehmedi i shënoi Rumanisë një gol të bukur, ndërsa edhe Armando Sadiku realizoi ndaj Rumanisë atë golin historik.

Shtuar më 21/06/2016, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori