300 mijë euro nëse Gjermania fiton Euro 2012
Nëse Gjermania triumfon në Kampionatin Europian 2012, secili nga futbollistët e kombëtares 3 herë kampione Bote do të shpërblehet me 300 mijë euro.


Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, e cila e ka bërë publik lajmin pas një takimi të presidentit të qeverisë gjermane të futbollit dhe kapitenit të përfaqësueses, Filip Lahm.

Gjermania rrit me 50 mijë euro shpërblimin në krahasim me atë që u premtua nëse fitohej botërori në Afrikën e Jugut vitin e kaluar, ku gjermanët u rënditën të tretët.

Gjithashtu dhe Uefa, në sitin e saj zyrtar ka deklaruar se ka ngritur shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse në evropianin e Qershor-Korrikut 2012 që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Sipas këtij vendimi kombëtaret pjesëmarrëse në çerekfinale e evenimentit do të marrin nga 50.000 euro, në gjysmëfinale 100.000, ndërsa finalistët do të marrin nga 150.000, thuhet në Uefa.com. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori