300 milionë premio për fitoren ndaj Sportingut
Skënderbeu është në kërkim të fitores së parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Kampionët e Shqipërisë janë skuadra e parë shqiptare që mbërrin në këtë fazë të një kompeticioni të tillë europian. Ata nuk kanë arritur ta fitojnë asnjërën prej 3 ndeshjeve të para, ndërkohë që synon të ndryshojë “kurs” në pjesën e dytë të fushatës eliminatore përkatëse.

Nesër mbrëma, në “Elbasan Arena”, nga ora 21:05, korçarët do të tentojnë ta prishin kolonën “zero” të pikëve në grup, duke mos e mbyllur si mos më keq debutimin në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Në funksion të kësaj, presidenti i kuqebardhëve, Ardian Takaj, ka vendosur një premio të majme për të tijtë. Plot 300 milionë lekë (të vjetra) është shuma e “hedhur në këmbët e kampionëve”, nëse ata mundin portugezët e Sportingut.
Shtuar më 04/11/2015, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori