Në stadiumin e Crvena Zvezdas në Beograd, më 11 nëntor të vitit 1987,
Fadil Vokrri e kishte zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Kombëtares së Jugosllavisë. Në këtë ndeshje, ai kishte pësuar disfatë 4:1
kundër Anglisë.
Kosova pësoi mbrëmë disfatë 5:3
kundër Anglisë në stadiumin e Southamptonit, "St.Mary’s", në kuadër të Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, 32 vjet më parë,
Fadil Vokrri, i cili konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë në histori të futbollit kosovar, kishte pësuar disfatë me epërsi më të thellë
kundër anglezëve, por si përfaqësues i Jugosllavisë e jo i
Kosovës.
Anglia e kishte fituar atë ndeshje me rezultat 4:1, falë golave të Peter Beardsley (4’), John Barnes (17’), Bryan Robson (20’) dhe Tony Adams (25’). Ndërsa, golin e vetëm për Jugosllavinë e kishte shënuar Srecko Katanec, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
Në mesin e futbollistëve që dolën si startues në fushën e stadiumit të Crvena Zvezdas ishte edhe
Fadil Vokrri, i cili e mbante fanellën me numër nëntë, përderisa në atë kohë luante për Partizanin e Beogradit.
Disfata në këtë ndeshje kishte qenë më e thella në histori për Jugosllavinë që nga disfata 6:1
kundër Skocisë në miqësore më 12 shtator të vitit 1984, ku
Vokrri e kishte shënuar golin e vetëm për Jugosllavinë.
Kjo kishte qenë paraqitja e fundit e Vokrrit për Jugosllavinë, përkundër që i kishte shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje. Por, kjo ndeshje e bindi trajneri Ivica Susic të ftojë disa lojtarë të rinj, si Safet Susicin, që atë kohë luante për Paris Saint-Germainin.
Vokrri e vazhdoi karrierën me Partizanin edhe dy vjet të tjera, ndërsa pastaj vazhdoi në Turqi dhe Francë. Pas pensionimit dhe pas fundit të luftës në Kosovë,
Vokrri u kthye në vendlindje dhe u bë drejtor sportiv i Prishtinës.
Më 16 shkurt të vitit 2008, ai u zgjodh president i Federatës së Futbollit të
Kosovës dhe e mbajti këtë pozitë deri në vdekje, më 9 qershor 2018. Ndër arritjet e tij më të mëdha ishte anëtarësimi i
Kosovës në FIFA e UEFA në vitin 2016.
/Express/
Shtuar më 11/09/2019,
ora 10:50