Pesë herë më i miri i botës, Cristiano
Ronaldo, e nisi sezonin 2017/18 shumë dobët. Ai deri në janar numëronte
vetëm 4
gola në La Liga.
Por, nga viti 2018 gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe momentalisht CR7 është lojtari me statistikat më të mira në top 5 ligat Evropiane.
Pas 4 golave kundër Gironës,
Ronaldo ka shkuar në 37 finalizime në
vetëm 35 ndeshje në të gjitha garat (2
gola më shumë se ndeshje), më shumë se çdo lojtar tjetër në Evropë (Salah 36, Messi 35).
Ndërsa sa i përket Këpucës së Artë, i pari është Salahu me 28
gola, që ndiqet nga Lionel Messi me 25, kurse
Ronaldo momentalisht renditet i teti me 22.
Shtuar më 19/03/2018,
ora 14:27