4 "Dhjetat" më të famshme të Juventus (FOTO LAJM)

Omar Sivori
Carlos Tevez është top-playeri që Juventus ka kërkuar prej kohësh. Më në fund drejtuesit bardhezinj arritën të sillnin në Torino sulmuesin argjentinas, i cili është pritur ngrohtë nga tifozët. Por fakti që "Apache" do të mbajë mbi shpinë një fanellë të "shenjtë" për juventinët, atë me numrin 10.

Kjo fanellë është veshur gjatë historisë shekullore të klubit më të madh në Itali nga emra të mëdhenjë duke filluar me yllin e viteve 50-60 Omar Sivori dhe për vijuar më pas me Michel Platini, Roberto Baggio dhe kapiteni i fundit legjendar Alessandro Del Piero. Të gjithë këta fitues të shumë trofeve me "Zonjën e Vjetër" dhe lojtarë që kanë shkruar me gërma të arta jo vetëm historinë e Juves por edhe të futbollit italian dhe botëror.

Ndaj dhe ky detaj po shkakton shumë debate jo vetëm te tifozët e Juventus por edhe në mediat italiane. A ka vepruar drejt Juventus?.../albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori