4 ekipet që blejnë më lirë dhe shesin më shtrenjtë (FOTO LAJM)

PORTO - Janë shpenzuar 69,3 milionë euro dhe janë përfituar më pas 338,5
"Bli lirë dhe shit shtrenjtë". Kjo është motoja e punës në disa prej klubeve më të njohura të Europës. Kërkimi i talenteve në botë, kryesisht në Amerikën Latine, blerja e tyre në shifra minimale dhe më pas shitja e tyre në klube të tjera të mëdha për shuma marramëndëse, raporton Portali Albeu.

Kjo është politika e shit-blerjeve te Porto, Benfica, Sevilla dhe Arsenal.

Katër ekipet e sipërmendura kanë mundur të grumbullojnë të ardhura të konsiderueshme nga shitja e yjeve të tyre, të cilët ishin blerë më herët me çmime të arsyeshme.

Në foto-galerinë e mësipërme që sjell Portali Albeu mund të shihni 10 blerjet më të shtrenjta të Portos, Benfikës, Sevillas dhe Arsenalit. Sa milionë janë shpenzuar për blerjen e tyre dhe sa janë shitur më pas.

Vendi i parë i takon Portos, ekip i cili ditët e fundit shiti te Real Madrid për shumën e 31.5 milionë eurove brazilianin Danilo. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori