4 vjetori i pranimit të FFK- së në UEFA, reagon djali i legjendës Vokrri
Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, ka uruar të gjithë futbolldashësit kosovar me rastin e 4-vjetorit të pranimit në UEFA.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Gramozi ka nderuar të gjithë kontributdhënësit e futbollit kosovar që mundësuan pranimin me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian.

Urimi i plotë:


"Të nderuar futbolldashës,

4 vite më parë, futbolli europian u njoftua zyrtarisht me Kosovën. UEFA u pasurua me një anëtar të ri, plot energji, talent, vullnet dhe entuziazëm.
4 vite më parë, u hapen dyert e ndërkombëtarizimit dhe në të njëjtën kohë, dyert e zhvillimit për futbollin tonë.
4 vite më parë, u mundësua realizimi i ëndrrave për të gjithë fëmijët tanë me shpresën që në të ardhmën do të shohim ende më shumë « Amira », « Edona », « Milota », « Vedata », « Valona »…

Futbolli është më shumë se një lojë, prandaj duhët të jemi falenderues dhe mirënjohës për çdo lojtar, trajner, donator, refer, punëtor sportiv, dëshmor, punëtor medial, që ndër vite dhe gjenerata, në një moment apo tjetrin, kontribuan, në Kosovë si në Diasporë, drejt realizimit të këtij qëllimi.

Urime të gjithëve.

Me respekt dhe fair play ".
Shtuar më 03/05/2020, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori