Deklaratat e Neymar se dëshiron të luajë përkrah Lionel Messit sezonin e ardhshëm, kanë ringjallë zërat e merkatos që e shohin argjentinasin larg Barcelonës.
Sipas mediave ndërkombëtare, sapo t’i përfundojë kontrata me "blaugranat",
Messi mund të shkruajë pikërisht me Paris Saint Germain.
PSG ka financa të shëndosha për të kënaqur 6 herë fituesin e Topit të Artë, ka një skuadër të mirë dhe një qytet si Parisi që i tërheq gjithmonë futbollistët.
5 arsyet që mund të shtyjnë
Messin drejt PSG:
1. Kontrata "faraonike"
Te PSG
Messi do të mund të marrë një pagë afër asaj që ai përfiton tani te Barça, që bashkë me Manchester City-n është ndër ekipet e vetme që ka mundësi për të përballuar financiarisht kontratën e tij. Presidenti Al-Khelaïfi është një admirues i “yllit” argjentinas, kështu që ai nuk do të kursente para për ta patur në klubin e tij.
2. Ekip konkurrues
PSG, finalisti i edicionit të fundit të Champions League, ka një skuadër mjaft konkurruese në të gjitha linjat. Dominimi në Francë është pothuajse i pakontestueshëm dhe ëndrra për të pushtuar garën e lartë kontinentale do të ishte një nxitje për
Messin, i cili është i zhgënjyer me projektin sportiv të Barçës.
3. Neymar dhe argjentinasit e PSG-së
Prania e Neymarit te PSG është, pa dyshim, një faktor
tjetër që mund ta afrojë më shumë
Messin me Parisin. Ata ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera pas përvojës së brazilianit te Barça dhe, pavarësisht distancës, ata kanë mbajtur kontakte. Për më tepër, bashkatdhetarët e “Pleshtit”, Di María, një mik i ngushtë i tij, Paredes dhe Icardi gjithashtu do ta prisnin me krahët hapur.
4. Një kampionat më pak fizik
Një pikë
tjetër për të vlerësuar të ardhmen e Messit është kampionati në të cilin ai mund të zbresë nëse nuk rinovon me Barçën. Ligue 1 ofron një mjedis ideal për argjentinasin për të zgjatur karrierën e tij për disa sezone të tjera. Ndryshe nga Premier League, një
tjetër destinacion i tij i mundshëm, Ligue 1 është më pak e kërkuar dhe ekipet e mëdha kanë më shumë kontroll në ndeshje, kështu që
Messi mund ta shfaqë futbollin e tij në një mënyrë më komode sesa në Angli.
5. Jeta në Paris
Edhe pse në Barcelonë jetohet si në pak vende në botë, tërheqja e Parisit, një qytet kozmopolit me një cilësi të lakmueshme të jetës, është gjithashtu një
tjetër argument që PSG mund të përdorë për të provuar të nënshkruajë me
Messin. Larg klimës me shi të Manchesterit, Parisi ka komoditetin për të rritur fëmijë dhe magjepsjen që mund të tërheqë edhe gruan e tij, Antonelën, një adhuruese e madhe e modës.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 21:48