5 bombera të Atleticos mbrëmje magjike, ja detaji i pabesueshëm
Mbrëmja e djeshme do të m bahet mend gjatë në Champions League pasi u shënuan 14 gola vetëm në dy ndeshje Bayer Leverkusen-Atletico Madrid dhe Manchester City-Monaco.

E veçanta është se gjysma e golave u shënuan nga sulmues që janë ose kanë qenë lojtarë të Atletico Madrid. Në Gjermani shënuan shënuan Griezmann, Gameiro dhe Fernando Torres, në ndeshjen e përfunduar 2-4 për spanjollët.

Ndërkohë, në “Etihad” shënuan nga dy gola për kokë Sergio Aguero dhe Radamel Falcao, dy sulmues që kanë hyrë në historinë e klubit bardhekuq.

Pesë sulmues, tre skuadra dhe një e përbashkët: të gjithë kanë veshur fanellën e Atletico Madrid.
Shtuar më 22/02/2017, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori