5 ekipe të Superiores në fushë, miqësoret që do të luhen sot
Miqësore edhe sot në futbollin shqiptar.

Pesë ekipeSuperiores do të zbresin në fushë dhe Apolonia është ekipi që mban numrin rekord të përballjeve të luajtura deri më tani.

Me Kastriotin do të jetë miqësorja e pestë, pas përballjeve (nga dy) me Laçin dhe Bylisin.

Sot në orën 17:30 do të luhet kjo përballje, ndërkohë që në të njëjtin orar luhen edhe të tjera sfida.

Partizani do të ndeshet sërish me një ekip të Kategorisë së Parë dhe do të jetë Pogradeci skuadra që do të vihet përballë të besuarve të Ilir Dajës.

Në Shkodër Vllaznia do të presë ditën e sotme ekipin e Erzenit, ndërsa në Orikum me vendasit do të përballet Bylisi që po teston elementë të rinj gjatë kësaj periudhe, veçse po kërkon për lojtarë cilësorë në vend dhe rajon.

Shtuar më 29/08/2020, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori