5 ekipet shqiptare luajnë sot në Europa League, ja koeficientët (FOTO LAJM)

5 ekipe shqiptare sot do të luajnë ndeshjet e turit të parë në Europa League. Skuadra e parë që do të zbresë në fushë është Partizani, teksa në orën 17:00 pret në “Selman Stërmasi” bullgarët e Botev Plovdiv. Nisur nga koeficientet e basteve, asnjë prej skuadrave nuk shihet si favorite.

Më pas, në orën 18:00, do të jetë radha e Shkëndijës së Tetovës, që do të presë Dacia Chisinau të Moldavisë. Skuadra tetovare ka krijuar eksperiencë në kupat europiane dhe kërkon të lërë sërish gjurmë.

orën 20:00, do të luajnë tre ekipet e tjera shqiptar, teksa Skënderbeu është ekipi që është dukshëm shumë favorit nga kompanitë e basteve.

Shtuar më 29/06/2017, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori