5 emra për stolin e Hollandës (FOTO LAJM)

Ruud Gullit
Pas dorëheqjes së Bert Van Marwijk nga posti i trajnerit të kombëtares hollandeze, si rrjedhojë e dështimit në finalet e Euro 2012, me 3 humbje radhazi në fazën e grupeve si kurrë më parë, Federata Hollandeze e futbollit është në kërkim të njeriut që duhet të ngrejë reputacionin e portokallinjve në botërorin e ardhshëm, që do të luhet pas dy viteve në Brazil.

Ndonëse nuk ka ende një kandidat zyrtar, nuk mungojnë emrat e shquar të futbollit hollandez, që mund të marrin drejtimin e tulipanëve.

Në fakt kandidatët kryesorë janë trajnerë me emër, disa me shumë eksperiencë e disa të tjerë në moshë më të re, por që gëzojnë reputacion në ambientin portokalli.

I pari është Ko Adrianse, ish-trajneri i Twentes, aktualisht pa punë, i vlerësuar stilin e lojës sulmuese dhe dëfryese. Ai njihet gjithashtu për karakterin e fortë, i nevojshëm për t’u përballur me egon e futbollistëve kryesorë.

Kandidat i mundshëm është edhe Luis Van Gaal, trajner me shumë eksperiencë, por që mbahet ende mend për dështimin në krye të Hollandës në kualifikueset e Botërorit 2002. Gjithmonë është shprehur se rikthimin si trajner i kombëtares e konsideron një sfidë të madhe.

Frank Rijkaard, aktualisht trajner i Arabisë Sauditë mbetet kandidat për këtë post, të cilin e ka mbajtur gjatë Euro 2000, ku portokallinjtë u mundën nga Italia në gjysmëfinale pas goditjeve të penalltive. Dy emra të tjerë që mund të pasojnë Bert Van Marwijk janë Ronald Kuman dhe Ruud Gullit. Në fakt Kuman, trajneri aktual i Fejnordit, është shprehur se nuk ka ndërmendt ta braktisë detyrën që ka, ndërsa Gullit i cili udhëhoqi Hollandën drejt suksesit europian në vitin 1998 e ka ambicien dhe autoritetin për ta marrë këtë detyrë të rëndësishme. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2012, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori