5 muaj nga aksidenti tragjik, zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant
Janë bërë pesë muaj që nga vdekja tragjike e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe nëntë personave të tjerë në bord.

Sipas raportit të fundit, thuhet se mos koordinimi i mirë i pilotit me kontrollorët e trafikut ka qenë shkaktari i aksidentit.

Moti me mjegull ia pamundësoi shikimin derisa piloti Ara Zobayan nuk u raportoi si duhet kontrollerëve.

Zobayan u tha kontrollorëve të trafikut ajror se helikopteri i tij ishte duke u ngjitur, kur në fakt po zbriste pak para se të përplasej në një kodër, jashtë komunitetit të Calabasas.

Rrëzimi i helikopterit vrau ikonën e LA Lakers, Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna, Zobayan dhe gjashtë të tjerët në bord, të cilët po udhëtonin në një turne basketbolli.
Shtuar më 18/06/2020, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori