6 "përplasjet" më të bujshme të momentit (FOTO LAJM)

Roberto Mancini - Mario Balotelli
Ky sezon futbollistik nuk ka nisur aspak mirë për dy prej gjigandëve të futbollit botëror: Real Madrid dhe Milan. Dy ekipet që së bashku kanë fituar 16 Champions League dhe kanë shkruar historinë e futbollit në Spanjë dhe Itali, kanë bërë një start kampionati për të ardhur keq.

Kuqezinjtë e Massimiliano Allegrit në 3 ndeshje kanë fituar vetëm 1, ndërsa në Ligën e Kampioneve barazuan në San Siro përballë belgëve të Anderlecht. Kjo ka bërë që stoli i tij të jetë në rrezik dhe një prej kandidatëve të jetë Pippo Inzaghi. Ky fakt ka sjellë edhe reagimin e Allegrit, i cili është përfshirë në një debat verbal me ish sulmuesin duke i thënë: "Ti kërkon të më zesh vendin".

Pak a shumë e njëjta situatë është te madrilenët që në 4 javë kampionat e shohin veten 8 pikë larg Barcelonës. Jose Mourinho-Sergio Ramos dhe Jose Mourinho-Ronaldo, janë dy kopjet që nuk po shkojnë aspak mirë me njëri-tjetrin. Madje Ramos po mendon edhe largimin nga Real Madrid.

Në Angli, Roberto Mancini nuk i ka aspak mirë me italianin tjetër Mario Balotelli. Super Mario është fotografuar disa herë duke konsumuar cigare dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer teknikut të Manchester City.

Edhe te "komshinjtë" e United, marrëdhëniet mes Sir Alex Ferguson dhe bomberit Wayne Rooney nuk janë aspak të mira për shkak të një deklarate të anglezit, por që me shumë gjasa priten të kalojnë pa asnjë problem.

Kjo është situata e nderë në disa prej klubeve më me emër në Europë por që te Milan dhe te Real Madrid duket më serioze. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 14:50
wayne rooney
e Shtunë 22 Shtator 2012, Ora 11:46
rooney kreta punet mir i ka me fergusonin pa mshilne gojen
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori