5 "pikantet" e De Biasit për Shqipërinë
Në një intervistë për mediat italiane dje trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ndër të tjera, siç raporton edhe Panorama-Sport, ka thënë:

1 - "Po, është e vërtetë se Shqipëria nuk ka një stadium që t’i plotësojë të gjitha kriteret. UEFA mbyll shpesh një sy për ne. Federata ka një projekt për një stadium të ri, shpresoj të realizohet".

2 - "Problemi im më i madh në Kombëtaren shqiptare është që duhet të bashkojë shumë kultura të ndryshme futbolli, sepse pjesa dërrmuese e lojtarëve luajnë në Itali, Gjermani, Bullgari, Zvicër, Çeki, Turqi, Poloni etj. Kjo është e vështirë, më besoni".

3 - "Boshti i skuadrës janë Ujkani, Cana, Mavraj dhe Bogdani. Këta janë lojtarët me më shumë eksperiencë, të cilëve përpiqem edhe që t’ua përcjell filozofinë time".

4 - "Pyetjes hipotetike se, nëse e kualifikoj Shqipërinë në Botëror dhe ndërkohë më vjen një ofertë nga një klub i madh, do të preferoja të qëndroja në Shqipëri. Nuk mund ta humb shansin për të qenë trajner në një Botëror".

5 - "Shqipëria ka një problem të madh, që shumë talente të saj ia marrin shtetet e tjera. Kjo ndodh, sepse pjesa e tyre dërrmuese janë kosovarë dhe janë aktivizuar që të vegjël me ekipet e moshave. Shikoni sa shumë lojtarë shqiptarë ka Zvicra. Nëse të gjithë talentet do të luanin për Shqipërinë, ju siguroj se kjo kombëtare do të ishte një nga më të mirat në Europë".
Shtuar më 12/10/2012, ora 13:43
albania
e Premte 12 Tetor 2012, Ora 16:36
me se e vertet po me pelqen mendimi i tij
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori