5 pretendentët për fitimin e Serie A (FOTO LAJM)

Juventus
Seria A
Juventusi do të debutojë në sezonin e ri të Serisë A pa portierin Gigi Buffon. Numri një nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik në ndeshjen kundër Parmës, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Juventus Stadium”.

Gardiani bardhezi iu nënshtrua një resonance magnetike dhe ekografisë në kofshën e djathtë, pas problemit muskulor që ndjeu në fund të seancës stërvitore të së martës dhe tashmë është konfirmuar që ai nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur.

"Bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë në kofshën e djathtë, megjithatë ky problem e detyron Bufon që të mos aktivizohet në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës", bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit bardhezi.

Pas këtij dëmtimi, do të duhen disa ditë përpara se Bufon të rinisë stërvitjen e rregullt me skuadrën. Ndërkohë, ekipi vazhdon përgatitjet në Vinovo për debutimin në Serinë A, në tentativën për të mbrojtur titullin kampionë.

"Zonja e Vjetër" cilësohet favorite për të triumfuar në kampionatin Italian edhe gjatë sezonit të ri, me kuoeficientin 2.3. Sipas kompanive të basteve, kundërshtari më i afërt i Juventus është Roma, e kjo edhe për shkak se verdhekuqtë drejtohen nga armiku i bardhezinjëve, Walter Zeman.

Bien kuotat e Milanit, skuadër që pas largimeve të Ibrahimoviç, Thiago Silva e Cassanos cilësohet se ka pak shanse për të fituar titullin. Më pas, në garën për favoritët sipas koeficientëve klasifikohen Interi dhe Napoli. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2012, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori