Ky portier nga Franca bën 3 mrekulli në 6 sekonda (VIDEO)
Dje pamë pritjet vendimtare që portieri i Celtic, Scott Bain bëri në një ndeshje për kupë në Skoci. Plot 5 herë e ndali topin përgjatë 19 sekondave.

Rekordi i tij për nga sasia nuk mund të cenohet, por po të marrim shkallën e vështirësisë së pritjeve, portieri i Lyon, Anthony Lopes ka bërë 3 mrekulli brenda 6 sekondave në sfidën kundër St Etienne.

Rezultati ishte në shifrat 1-0 për vendasit, teksa Lopes arriti të ndalë tre gjuajtje të pastra drejt portës së tij dhe iu mohoi golin e dytë lojtarëve të St Etienne, që mund të kishte qenë goli i fitores.

Që nga ai moment Lyon u rikthye në lojën e vet dhe arrit të përmbysë shifrat me golat e Fekir dhe Dembele.

Gjykimin bëjeni ju!
Shtuar më 21/01/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori