5 pritjet më të mira të javës së 24-të në Seria A, Strakosha dhe Berisha rivalizojnë Buffonin (VIDEO)
Seria A ka vlerësuar 5 pritjet më të spikatura të javës së 24-t ku bie në sy prezenca e 2 portierëve të Kombëtares shqiptare Strakosha e Berisha përkrah legjendës së portës italiane, Buffon.

Forma e mirë e kuqezinjve në elitën e futbollit europian, është tashmë fakt. Javë pas jave, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha po tregojnë vazhdimësi duke mbrojtur kuadratin e bergamaskëve dhe bardhekaltërve.

Së fundmi, “Seria A” ka përzgjedhur edhe pritjet më të mira të gardianëve për javën e 24-të. Me anë të videos janë pasqyruar ndërhyrjet më të spikatura të gardianëve të Serisë A.

I pari që shfaqet është Eterit Berisha, i cili mbajti në lojë disa herë Atalantën që të dilte me pikë ndaj Crotones. Një goditje nga distanca e gjen gardianin kuqezi të vëmendshëm i cili fluturon drejt trekëndëshit për të shpëtuar kuadratin.

Në radhë, shfaqet portieri tjetër kuqezi. Gjatë ndeshjes që Lazio u mund me Napolin, Strakosha bëri një disa ndërhyrjesh të sakta, pavarësisht se nuk mjaftoi për të nxjerrë me pikë bardhekaltrit. Në garë, janë edhe Samir Handanovic, Gianluigi Bufon dhe Nicolas i Veronës. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori